Koçiu: Buxheti për shëndetësinë është trefishuar, 107 qendra shëndetësore po i nënshtrohen rehabilitimit
di Redazione
15/04/2025
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur sot se buxheti për shëndetësinë është trefishuar që nga viti 2013, duke u rritur nga 250 milionë euro në 760 milionë euro për vitin 2025.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu theksoi se ky buxhet do të fokusohet në rritjen e investimeve për spitalet, qendrat shëndetësore, fuqizimin e personelit mjekësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
“Buxheti 2025 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është 103 miliardë e 375 milionë lekë, pra 12,57% e buxhetit të shtetit ose 3,94% e Prodhimit të Brendshëm Bruto shkon për Ministrinë e Shëndetësisë″ , ka deklaruar Koçiu para disa kohësh dhe gjithashtu ka shtuar se totali i buxhetit vetëm për shëndetësinë llogaritet rreth 9,1% e shpenzimeve të përgjithshme të buxhetit të shtetit.
“Ky buxhet do të vazhdojë të mbështesë programin trevjeçar për rehabilitim të plotë të 107 qendrave shëndetësore të reja në të gjithë vendin për periudhën 2025-2027. Shërbimi në kujdesin dytësor, do të mbështesë 317 mijë pacientë në pesë spitalet terciare dhe 12 rajonalet dhe 27 spitalet bashkiake.”
“Do të mbështesim trajtimin me dializë për qytetarët që kanë nevojë për të, do të financojmë paketën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë me 10 mijë përfitues në QSUT, “Shefqet Ndroqi” dhe dy spitale rajonale.”
“Do të mbështesim zgjerimin e paketës së veshkës, kataraktit, radioterapinë dhe shumë shërbime të tjera. Dua të nënvizoj mbështetjen në 2025 për paketën e fertilitetit që shkon direkt në dobi të çifteve të reja si mbështetje për 150 familje të reja. Sa i takon shëndetit publik, përforcojmë fushatat e depistimit për dy tumoret, atë të gjirit dhe atë të qafës së mitrës. Synohet të realizohet vaksinimi për 190 fëmijë sipas kalendarit, për gripin sezonal për 250 mijë persona”, ka deklaurar ajo.

Articolo Precedente
Skema Kombëtare 2025: AZHBR garanton financim të plotë për grupimet e fermerëve
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane