Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Koçiu: Shërbimi dentar falas për të moshuarit çdo të shtunë të parë të muajit

Redazione Avatar

di Redazione

28/10/2024

TITOLO

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, njoftoi se Klinika Stomatologjike Universitare do të zgjerojë ofertën e saj për kujdesin dentar për të moshuarit.

Në një bashkëbisedim me pensionistët që përfitojnë shërbime falas në këtë klinikë, ministrja Koçiu theksoi se që nga tani do të ofrohen shërbime edhe të shtunën e parë të çdo muaji për këtë grup.

“ Klinika Stomatologjike Universitare do të qëndrojë e hapur të shtunën e parë të çdo muaji për të moshuarit që kanë nevojë të shoqërohen nga një familjar, veçanërisht për ata të cilët nuk mund të vinë dot vetëm dhe kështu krijojmë mundësinë që të aksesohet nga sa më shumë të moshuar që të marrin shërbime dentare”, tha Koçiu.

Koçiu theksoi angazhimin për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor për të gjithë të moshuarit, duke përfshirë shërbimet dentare në qendrat rezidenciale dhe ditore. Ajo theksoi se do të ofrohen shërbime terapeutike dhe proteza dentare. Të gjitha procedurat për trajtimin ortopedik me proteza dentare do të realizohen nëpërmjet kabinetëve dentarë të lëvizshëm, duke siguruar asistencë dhe shërbim dentar aty ku jetojnë të moshuarit

“Kemi detyrimin që të ofrojmë kujdes shëndetësor për të gjithë të moshuarit nëpërmjet skemës së rimbursimit, kujdesit dentar siç e ofrojmë në këtë Klinikë. Drejtoresha e KSU ka marrë angazhimin që në të gjitha qendrat e të moshuarve të ofrojë kujdes dentar. Të merren masat për të gjithë ata që kanë nevojë për proteza dhe të ofrojmë proteza”, theksoj Koçiu

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë, gjatë takimit me një të moshuar, diskutoi planin e ri të qeverisë shqiptare për përmirësimin e skemës së pensioneve, i cili synon të ofrojë një nivel akoma më të lartë dinjiteti për të gjithë ata që janë në moshë të tretë

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane