Konferenca e COP 29 në Baku të Azerbajxhanit
di Redazione
12/11/2024
Sot u zhvillua konferenca COP 29 në kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike.Vitet e fundit problemet klimaterike janë bërë një fenomen i cili ka prekur njerëz dhe biznese në mbarë globin.COP 29 mbledh liderët nga qeveri të ndryshme , komunitete , biznese etj për të shtruar një zgjidhje për këtë problematikë.
Kjo konferencë ka në fokus mbrojten e mjedisit nga element të ndryshëm si emetimet gazeve serrë dhe po ashtu dhe mbrojtjen e jetesës nga problematikat e mëtejshme që mund të shfaqen gjatë vitet në vijim në lidhje me klimën.
Kjo konferencë do të vlej po ashtu dhe për planet që do të paraqisin vendet në lidhje me veprimet që do të ndërmerren në këtë problematikë sipas marrëveshjes së Parisit, planet duhen të jenë gati deri në fillim të vitit 2025
Një lajm tjetër i mirë është që në ambientet e kësaj konference u nënshkura një marrëveshje e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar në lidhje me një kompani të përbashkët publike që do të investoj në Shqipëri e rreth rajonit.
“Kjo kompania emiratase operon prej kohësh në Ballkan, por tashmë ka vendosur një bashkëpunim të qenësishme me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha në Shqipëri”, shprehu Balluku.
Articolo Precedente
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitë në Spitalin Amerikan
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane