Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Konferenca e Turizmit në Tiranë: Kumbaro thekson ndikimin e turizmit në paqe dhe 2 miliardë euro të ardhura gjashtëmujore

Redazione Avatar

di Redazione

30/09/2024

TITOLO

Në Tiranë , gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Central European Initiative me temën “Turizmi në Evropën Lindore dhe Juglindore – Shtigje të Reja të Zhvillimit”, një aktivitet që trajton sfidat dhe zgjidhjet për të ardhmen e turizmit në rajon, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Gjatë fjalës së saj hapëse, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, vuri në dukje se kjo konferencë po zhvillohet në Tiranë, në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, e cila këtë vit festohet nën moton “Turizmi dhe Paqja”.

“Turizmi jo thjesht si sektor ekonomik, por turizmi si një motor emancipimi, si një mundësi për të shkëmbyer kulturalisht, njerëzisht edhe ekonomikisht, kontribuon në hapjen e mendjes dhe duke u takuar më shumë, sidomos përmes kënaqësisë, kontribuojmë edhe në paqe sado pak e mundur të duket në kohëra të vështira si këto që po kalon planeti”, u shpreh ministrja Kumbaro.

“8.5 milionë vizitorë të huaj erdhën deri në muajin gusht duke shënuar 20% më shumë se një vit më parë. E shprehur në shifra ekonomike, kemi 23% më shumë të të ardhurave që kanë hyrë në ekonomi nga sektori i turizmit për gjashtë muajt e parë të vitit”, theksoj minsitrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro deklaroi gjatë konferencës se Shqipëria është në rrugën e realizimit të ëndrrës për t'u bërë lider në turizmin ballkanik, duke theksuar se projektet e nisura një dekadë më parë tashmë po konkretizohen dhe po shndërrohen në realitet.

Ministrja shtoi se pas pandemisë Covid-19, filozofia e udhëtimit ka evoluar, pasi njerëzit preferojnë të vizitojnë më shumë vende dhe atraksione brenda qëndrimeve më të shkurtra. Për këtë arsye, koordinimi në këtë drejtim është bërë veçanërisht i rëndësishëm.

“Çdo turist do të marrë maksimumin, do që brenda javës të vizitojë edhe Krocainë, edhe Malin e Zi, edhe Greqinë, edhe Shqipërinë. Prandaj koordinimi mes nesh është shumë i rëndësishëm dhe i bën mirë sektorit, ekonomisë së vendeve tona, por për t’u kthyer tek tema, i bën mirë paqes edhe prosperitetit në vendet tona”, u shpreh ministrja.

Ministrja Kumbaro theksoi gjithashtu se Shqipëria, nën sloganin “Albania All Senses”, ofron përvoja unike dhe të reja për vizitorët. Më pas ajo përmendi se këtë vit Shqipëria ka marrë pjesë në panaire të mëdha të turizmit dhe ka qenë qendër për konferenca të rëndësishme ndërkombëtare, duke arritur kulmin me titullin “Vendi i Nderit” në Panairin më të madh të turizmit në botë, “ITB Berlin”. Në përfundim të fjalës së saj, Kumbaro ftoi të pranishmit të eksplorojnë Tiranën dhe të përjetojnë të gjitha shijet dhe ndjesitë që ajo ofron.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane