Konferenca “Gratë dhe aktivitetet financiare të paligjshme në Ballkanin Perëndimor: Zgjerimi i mundësive për njohuri dhe veprim” me pjesëmarrjen e Zëvendësguvernatores Minxhozi
di Redazione
27/03/2025
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, mori pjesë në konferencën “Gratë dhe aktivitetet financiare të paligjshme në Ballkanin Perëndimor: Zgjerimi i mundësive për njohuri dhe veprim,” e organizuar nga Qendra AIRE për Ballkanin Perëndimor, me mbështetje nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Zëvendësguvernatorja Minxhozi theksoi rëndësinë e rolit të gruas në shoqëri, sfidat që ajo përballet me financat e paligjshme dhe nevojën për edukim financiar. Ajo nënvizoi se një nga mjetet më të fuqishme për parandalimin e përfshirjes së grave në aktivitete financiare të paligjshme është edukimi financiar.
Kur gratë janë të informuara dhe kanë akses në mundësi ekonomike si menaxhimi i financave, investimet, huamarrja dhe kursimet, ato janë më të afta të marrin vendime të informuara dhe të shmangin rreziqet e ekonomisë informale. Përmes trajnimeve, programeve ndërgjegjësuese dhe mbështetjes institucionale, gratë mund të kuptojnë më mirë sistemin financiar dhe të evitojnë kurthet e ekonomisë informale.
“Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë punon dhe promovon prej më shumë se 2 dekadash edukimin financiar për qytetarët. Përmes programeve dhe fushatave të edukimit financiar, Banka e Shqipërisë ndihmon publikun, veçanërisht gratë dhe të rinjtë, të kuptojnë më mirë bazat e sistemit financiar dhe të shmangin skemat mashtruese apo burimet financiare të dyshimta”, shprehu ajo ndër të tjerave.
Articolo Precedente
Manastirliu: Kredi pa interes për blerjen e banesave për 90 mësues, aplikimet deri më 9 prill
Articolo Successivo
A është Shqipëria destinacioni i ri i investimeve? Shifrat e 2024 flasin qartë
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane