Konsumi i karburantit arrin rekord në gusht, me rritje të importit të birrës dhe duhanit
di Redazione
24/09/2024
Rritja e importit të mallrave të akcizës gjatë sezonit veror
Vetëm në gusht, importi i birrës arriti 9,975 ton, shifra më e lartë që nga viti 2020. Në 8-mujor, importi i birrës gjithashtu ka shënuar një rekord të pesë viteve të fundit, me afro 42 mijë ton të importuar. Rritja e importit të birrës vjen si rezultat i sezonit të suksesshëm turistik dhe unifikimit të akcizës për prodhimin vendas, i cili ka sjellë sfida për fabrikat që operojnë në Shqipëri, duke krijuar një avantazh për importuesit.
Konsumi i karburanteve ka pësuar një rritje të dukshme, me 74.3 mijë ton të importuar vetëm në gusht, duke vendosur një rekord për këtë vit. Po ashtu, për 8-mujorin, importi i karburanteve ka arritur nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit, me një total prej 441 mijë ton karburantesh të blera nga jashtë. Kjo performancë lidhet ngushtë me rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, veçanërisht në dy vitet e fundit, ku shumë prej tyre përdorin automjete personale ose marrin makina me qira për të eksploruar më shumë vende.
Një tjetër tendencë e dukshme është rritja e lëvizjeve të qytetarëve shqiptarë gjatë verës dhe fundjavave, për të shfrytëzuar klimën e favorshme që ofron vendi. Importi i cigares ka shënuar një rritje më të moderuar, duke arritur 2,035 ton në 8-mujor, krahasuar me 1,913 ton në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, importi i kafes ka pësuar një rënie në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 5,610 ton gjatë periudhës janar-gusht 2024. Gjatë gushtit, sasia e kafesë së importuar vazhdoi të bjerë, duke reflektuar tendencën e konsumit të këtij produkti.
Të ardhurat nga akciza në 8-mujor arritën 41.9 miliardë lekë, që përbën një rritje prej 3.7 miliardë lekësh ose 9.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, dhe gjithashtu 1.6% më shumë se plani për këtë periudhë.
Articolo Precedente
Financimi në bujqësi merr shtesë 5 Milionë Euro në skemën e vitit 2024
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane