Korridori 8 shpallet zyrtarisht rrugë e NATO-s dhe BE-së - Shqipëria, Bullgaria , Italia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen.
di Redazione
11/07/2024
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nënshkroi Letrën e Qëllimit për Sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit VIII pan-Evropian gjatë Samitit të NATO-s në Uashington, së bashku me homologët e tij nga Italia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.
Ky dokument angazhon shtetet të sigurojnë fleksibilitet maksimal të lëvizshmërisë ushtarake në territoret e tyre për të mbështetur agjendën e NATO-s për mbrojtjen dhe shkurajimin në zonën euroatlantike. Një angazhim i tillë mbështet jo vetëm misionet NATO, por edhe ato të Bashkimit Evropian, duke mundësuar zhvendosjen e shpejtë dhe të lirshme të trupave ushtarake nga deti Adriatik në Detin e Zi dhe thellësi të Ballkanit.
Ideja për këtë dokument u propozua nga Shqipëria, e cila drejtoi procesin e negocimit dhe koordinimit me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nënshkrimi i këtij dokumenti vjen në mbështetje të vizionit të Shqipërisë për Korridorin VIII dhe ndërtimin e Bazës Detare NATO në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor.
Korridori VIII lehtëson shkëmbimin e mallrave dhe pasagjerëve midis BE-së, Ballkanit, Detit të Zi, Detit Kaspik dhe Azisë Qendrore, duke nisur nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, përmes Durrësit dhe Vlorës, Elbasanit, Shkupit dhe Sofjes, deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.
Articolo Precedente
Gjashtëmujori i dytë sjell ulje të normave maksimale të interesit për kreditë konsumatore
Articolo Successivo
Stabiliteti i kredive me probleme në 4.8% edhe gjatë majit
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane