Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në eventin në SHBA për humanizmin e Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite

Redazione Avatar

di Redazione

30/09/2024

TITOLO

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një event të organizuar nga organizatat hebraike, me titull 'Bridging Nations: A Tribute to Prime Minister Edi Rama at the UN General Assembly”'. Ky event ishte dedikuar Shqipërisë dhe rolit kryesor të Kryeministrit Rama në promovimin e unitetit midis vendeve të Ballkanit, si dhe përpjekjeve të tij të përkushtuara në mbrojtjen e të drejtave dhe trashëgimisë së komuniteteve pakicë, përfshirë atë hebraik.

"Është nder i jashtëzakonshëm që qëndroj këtu përpara jush, drejtuesve të Komunitetit Ndërkombëtar Hebre, mes të cilëve shoh shumë miq të çmuar të mitë dhe të vendit tim.

Për ata prej jush që nuk kanë qenë kurrë në Tiranë, ka një bunker të nëndheshëm në qendrën e qytetit.

U ndërtua për t’i bërë ballë sulmit të NATO-s. Sot, është transformuar në një hapësirë kushtuar viktimave të atyre që e ndërtuan fillimisht.

Bunkeri të kujton një ngjasim modest të Yad Vashemit:

Brenda shkallëve, poshtë fotografive të mijëra shqiptarëve të vrarë nga regjimi ynë i stilit koreanoverior në mes të Europës, shkronja neoni formojnë fjalët e Primo Levit, “ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta jetojnë sërish”.

Po e përmend këtu jo për të hequr ndonjë paralelizëm të pamundur midis shfarosjes së tmerrshme masive të miliona hebrenjve nga regjimi nazist dhe vdekjeve tragjike që regjimi ynë komunist u solli mijëra të pafajshmëve që u shpallën armiq të popullit, por thjesht për t’ju thënë të gjithëve ju se ne, shqiptarët, e njohim si dhimbjen e pashembullt të plagëve të mëdha të historisë, ashtu edhe nevojën e pakrahasueshme për të mos harruar kurrë shkaqet e tyre. Ne jemi dy kombe të vegjël si madhësi, por me shpirt të jashtëzakonshëm. Meqë ra fjala, u gëzova shumë kur mora vesh se popullata hebreje në Izrael kishte arritur në 10 milionë banorë, sepse besoj që çdo hebre i porsalindur është bekim jo vetëm për Izraelin, po për mbarë botën, borxhi i së cilës ndaj hebrenjve nuk mund të fshihet kurrë.

Sidoqoftë, duke iu kthyer madhështisë së shpirtit të kombeve tona, më duhet të citoj mikun tim të madh të ndjerë, Shimon Peres, i cili, thoshte, “Shpirti nuk mund të digjet në furra. Po, ai do të triumfojë ngaherë”."

“Dua të theksoj një detaj që do ta bëjë më të lehtë pjesën e dytë të fjalës sime. Mes të tjerave, z. Herzog vendosi një kurorë në Memorialin e Holokaustit në Tiranë bashkë me drejtuesit tanë fetarë.Megjithatë, lajmi i vërtetë nuk ishte që ata u takuan; lajm ishte që askush nuk shkroi rreth këtij takimi. Në një vend ku krerët e komuniteteve të myslimanëve sunitë, bektashinjve, një urdhër i moderuar i shiitëve sufistë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikë, takohen rregullisht dhe kremtojnë festat fetare të njëri-tjetrit, takimi i presidentit të Izraelit me ta nuk përbën lajm. Ky unitet midis drejtuesve tanë fetarë dhe komuniteteve fetare nuk është një shfaqje për publikun; është i rrënjosur në ADN-në tonë. Ai pasqyron një “mirëkuptim” dhe “mirëqenie” fetare që është kaq e veçantë në këtë botë të trazuar e të hutuar, një bekim që e gëzojmë”,- shtoj Rama

Rama theksoi se terroristët mund të kenë monumentet e tyre, por kurrë nuk duhet të arrijnë fitoret që kërkojnë.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane