“Landscaping and Entry to Apollonia Archeological Park” , projekti më i ri turistik në Apolloni
nga Redaksia
Në kuadër të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, ka nisur puna për projektin “Përmirësimi i Peizazhit dhe Hyrjes në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.” Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e përvojës së vizitorëve dhe mbrojtjen e vlerave të këtij monumenti të rëndësishëm historik.
Ndërhyrjet kryesore përfshijnë:
- Riorganizimin e parkimit dhe orientimin e hyrjeve.
- Ndërtimin e një strukture moderne shërbimi me biletari, infopoint dhe transport ekologjik.
- Rindërtimin e shtigjeve për akses më të lehtë në pikat arkeologjike.
- Përmirësimin e sinjalistikës dhe shtimin e elementeve të mobilimit urban.
- Parku Arkeologjik i Apolonisë, shpallur monument kulture që prej vitit 1948, është një nga atraksionet më të mëdha arkeologjike në Ballkan. Ky projekt premton ta bëjë këtë vend më të tërhequr nga e gjithë bota.
Artikulli i Mëparshëm
Igli Hasani në Romë , ndan pamjet nga Dialogu Për Mesdheun