Lëkura nën diell? Helios nga Fresh Line kujdeset në çdo hap
di Redazione
12/06/2025
Me ardhjen e ditëve të nxehta, Fresh Line prezanton linjën Helios, një koleksion i krijuar për t’i dhënë lëkurës gjithçka që i nevojitet gjatë verës. Nga mbrojtja ndaj rrezeve të diellit, deri te kujdesi pas ekspozimit, Helios sjell një rutinë të plotë, funksionale dhe të menduar në çdo detaj. I prezantuar më 9 qershor në një event të dedikuar, ky koleksion i ri është përgjigjia ndaj nevojave të një lëkure të ekspozuar çdo ditë në diell.
Helios SPF 10 & 30, vaj për nxirje që dhe kujdeset për lëkurën
Helios Tanning Body Oil i Fresh Line është zgjedhja perfekte për ata që duan një nxirje të bukur, të njëtrajtshme dhe pa kompromise me kujdesin ndaj lëkurës. I disponueshëm me SPF 10 dhe SPF 30, ky vaj lejon që lëkura të marrë atë shkëlqim të artë veror, duke e mbajtur njëkohësisht të hidratuar, të ushqyer dhe të butë në prekje.
Nga fytyra në trup, mbrojtje gjithëpërfshirëse me Helios Milky Sunscreen
Helios Milky Sunscreen për fytyrë dhe trup ofron mbrojtje të besueshme për çdo ditë nën diell, me një ndjesi të lehtë që nuk rëndon aspak lëkurën. I disponueshëm në SPF 30 dhe SPF 50, ky krem me teksturë të butë përthithet menjëherë, pa lënë ndjesi yndyre. I formuluar me aloe vera, vitaminë E, si dhe ekstrakte natyrale nga fik deti dhe kastravec bio, ai mbron ndaj rrezeve UVA/UVB ndërkohë që ushqen, zbut dhe hidraton lëkurën në çdo hap të ditës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe ideal për përdorim në qytet, në plazh apo gjatë udhëtimeve.
Helios Face Sunscreen – Mbrojtje e personalizuar për çdo ditë nën diell
Helios Face Sunscreen nga Fresh Line ofron mbrojtje të dedikuar për lëkurën e fytyrës, në çdo moment dhe çdo intensitet dielli. Linja përfshin dy versione të përshtatura për nevoja të ndryshme: njëkrem klasik me SPF 50, ideal për lëkura të ndjeshme dhe mbrojtje të lartë, dhe një version me ngjyrë (SPF 30) që unifikon tonin dhe krijon një pamje natyrale, pa nevojë për grim të rënduar. Të dy formulat janë të pasuruara me aloe vera, vitaminë E, ekstrakt fik deti, kastravec bio dhe shalqi, duke ofruar hidratim, freski dhe mbrojtje efektive gjatë gjithë ditës.
Pas diellit, qetësim dhe freski me Helios After Sun Milk
Pas kontaktit me diellin, lëkura ka nevojë për më shumë sesa vetëm pushim, ka nevojë për rikuperim të kujdesshëm. Helios After Sun Milk është formulimi ideal për të qetësuar ndjesinë e djegies, për të lehtësuar skuqjen dhe për të rikthyer balancën dhe freskinë që dielli shpesh ia merr lëkurës. Tekstura e tij e lehtë përthithet menjëherë, duke lënë pas një ndjesi butësie dhe rehatie. I pasuruar me aloe vera, vitaminë C & E, fik deti, kastravec bio dhe mentol, ky qumësht vepron në çast për të rigjeneruar lëkurën dhe për t’i dhënë fund ditës me kujdesin që ajo e meriton.
Helios shkon më tej se një koleksion i thjeshtë për verën, ai përfaqëson një qasje të qëndrueshme ndaj kujdesit për lëkurën. Me tekstura të lehta, përbërës natyralë dhe formula të krijuara me kujdes për çdo hap, nga mbrojtja kundër rrezeve deri tek riparimi pas diellit, linja vë në qendër shëndetin e lëkurës në afat të gjatë. Kohëzgjatja e verës është e kufizuar, por ndikimi i saj nuk është.
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane