Libri i ekspertit të ekonomisë Anastas Angjeli inagurohet në BSH: Një përmbledhje e historisë së FMN, BB dhe OBT
di Redazione
31/10/2024
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përshëndeti ceremoninë e promovimit të librit "Institucionet e Bretton Woods-it dhe Shqipëria," të autorit Akad. Prof. Dr. Anastas Angjeli, duke e vlerësuar këtë botim si një kontribut të rëndësishëm për kuptimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare.
Libri përshkruan rrugëtimin historik të Shqipërisë dhe bashkëpunimin e saj me FMN-në, Bankën Botërore dhe Organizatën Botërore të Tregtisë, të ilustruar me shembuj konkretë dhe të afërt për lexuesin. Ai ofron njohuri të dobishme dhe praktike, jo vetëm për hartimin dhe zbatimin e politikave të këtyre institucioneve për të nxitur stabilitetin financiar dhe zhvillimin ekonomik, por edhe për masat që duhet të ndërmerren për të shmangur “grackën e të ardhurave mesatare.”
Guvernatori Sejko shprehu se ky libër flet për institucione që kanë lujatur një rol shumë të rëndësishëm për mbarvajten ekonomike të vendit tonë.
“Ai na fton të rishikojmë mënyrën se si e kuptojmë ekonominë dhe rolin e institucioneve vendase dhe të huaja në rivendosjen e besimit dhe hedhjen e bazave për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, si dhe sigurimin e investimeve në kapacitetet e zhvillimit afatgjatë, me qëllimin mbështetjen e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik e financiar të secilit vend.”
Në përfundim, ai falënderoi Profesor Angjelin për librin e tij të ri, i cili sjell një histori të pasur me fakte dhe konkluzione të rëndësishme për ekonominë. Libri përçon mesazhin që për një ekonomi të qëndrueshme, vendimmarrësit duhet të punojnë në harmoni me partnerët institucionalë.
"Në përfundim të fjalës sime, më lejoni edhe një herë të falënderoj Profesor Angjelin për këtë libër të ri, i cili paraqet një histori të pasuruar me fakte dhe konkluzione interesante për ekonominë dhe financën. Ai vjen si një këshillë për të gjithë vendimmarrësit që të punojmë për prioritetet tona për një ekonomi të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, pa harruar bashkudhëtarët tanë institucionalë. Vetëm në këtë mënyrë do të ndërtojmë një ekonomi të gatshme për të përballuar çdo sfidë të ardhshme."
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane