Malaj : Pagat mesatare në sektorin publik 987 euro , 15% më shumë se 2023
di Redazione
11/12/2024
Qeveria ka përfunduar realizimin e reformës për rritjen e pagave në sektorin publik, duke mundësuar përfitime për sektorët e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes, si dhe sigurisë dhe rendit publik.
Këtë e deklaroi Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në ambientet e Ministrisë së Financave, ku u diskutuan të dhënat më të fundit mbi tregun e punës, të publikuara nga INSTAT.
Sipas të dhënave të publikuara, Ministri Malaj bëri të ditur se paga mesatare mujore për të punësuarit në sektorin publik ka arritur në 96,856 lekë (rreth 987 euro), duke shënuar një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, të dhënat e INSTAT tregojnë se paga mesatare mujore bruto për sektorin publik dhe privat së bashku ka arritur në rreth 77,669 lekë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, një rritje e ndjeshme krahasuar me nivelin prej 45,000 lekësh që ishte në vitin 2013.
Ministri nënvizoi se reforma e pagave përfaqësonte një ndër prioritetet kryesore kombëtare, duke pasur një ndikim financiar vjetor të konsiderueshëm prej rreth 40 miliardë lekësh (afërsisht 400 milionë euro).
Ai shtoi se synimi kryesor i qeverisë ishte të promovonte punësimin cilësor dhe të garantonte që Shqipëria të kishte ndër pagat më konkurruese në rajon.
"Sipas të dhënave të referuara nga INSTAT-i, paga mesatare mujore për një të punësuar në sektorin publik ka arritur në masën 96,856 lekë ose 987 euro, gati 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo reformë madhore që ne ndërmorëm pati natyrisht një efekt financiar vjetor jo të vogël, duke u llogaritur në rreth 40 miliardë lekë ose 400 milionë euro."
Articolo Precedente
5-vjetori i AKMC-së, inaugurohet “Shtëpia e re”, Vengu: Kapacitet kombëtar që do të shtrihet në të gjithë vendin
Articolo Successivo
Sot u zhvillua mbledhja e 10-të e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane