Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Malaj prezanton buxhetin faktik të 2023-it

Redazione Avatar

di Redazione

29/10/2024

TITOLO

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat u diskutua projektligji për Buxhetin Faktik të vitit 2023, një hap kyç në procesin e transparencës dhe llogaridhënies lidhur me zbatimin e tij për përmbushjen e objektivave në çdo sektor dhe përballimin e sfidave të shfaqura. Ky buxhet kishte për synim të vijonte konsolidimin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit pas tri goditjeve të mëdha, përmes zbatimit të politikave fiskale të kujdesshme në drejtim të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore. Këto politika kontribuan në uljen e qëndrueshme të stokut të borxhit publik, duke synuar stabilitetin ekonomik afatgjatë të vendit.

“Punësimi u rrit mesatarisht me 1.6% në vit, mbështetur kryesisht nga punësimi më i lartë në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë vazhdoi trendin rënës të viteve të fundit dhe është ulur deri në 10.7% në tremujorin e katërt të 2023, nga 11.0% në fund të vitit të kaluar (për moshën 15 vjeç e lart). Gjithashtu, edhe paga mesatare ka shënuar rritje me 13.7% në krahasim me një vit më parë, duke rezultuar në 75,025 lekë në fund të vitit 2023”, shprehu Malaj.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane