Manastirliu: Kredi pa interes për blerjen e banesave për 90 mësues, aplikimet deri më 9 prill
di Redazione
28/03/2025
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se për të dytin vit radhazi mësuesit do të kenë mundësinë të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese. Për vitin 2025 janë miratuar gjithsej 90 kuota për trajtim me kredi të lehtësuar për këtë kategori, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave.Mësuesit mund të aplikojnë në e-Albania deri më datë 9 prill 2025.

Në rast se ka më shumë kandidatë me pikë të barabarta se kuotat e miratuara, përzgjedhja do të bëhet me short, i cili do të organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në prani të komisionit dhe me filmimin e procesit, i dokumentuar në format elektronik CD dhe procesverbalin përkatës.
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane