Manastirliu për buxhetin 2025 : Rritje pagash , investime dhe digjitalizime
nga Redaksia
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvend, projektbuxhetin e vitit 2025 për sektorin e Arsimit dhe Sportit. Ky buxhet arrin nivelin më të lartë historik, me një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2024.
Projekti synon të mbështesë politikën e rritjes së pagave, të financojë investimet për përmirësimin dhe digjitalizimin e shkollave, të promovojë ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë dhe të ofrojë mbështetje të zgjeruar për studentët.
Buxheti2025 për Arsimin dhe Sportin përfshin:
- Financimin e 40 objekteve të reja arsimore.
- Libra falas për 250,000 nxënës.
- Transport falas për 50,000 nxënës dhe mësues.
- Trajnime të fokusuara në Gjuhën Shqipe, Teknologjinë Informatike dhe Shkencat për 16,000 mësues.
- Mbështetje për 100 projekte të kërkimit shkencor dhe inovacionit.
- Bursa dhe lehtësime tarifash për 50,000 studentë.
- Përfshirjen e 11,000 nxënësve në ekipe sportive shkollore.
Ky buxhet për Arsimin dhe Sportin ka për qëllim të forcojë cilësinë e arsimit, të nxisë inovacionin dhe të krijojë më shumë mundësi për nxënësit dhe studentët shqiptarë.
Artikulli i Mëparshëm
Shqipëria në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Artikulli Tjetër
Studentët e Roterdamit vizitojnë Muzeun e Bankës së Shqipërisë