Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Maroku dhe Shqipëria rinovojnë dhe forcojnë bashkëpunimin dypalësh me rastin e 63-vjetorit të krijimit të lidhjeve diplomatike

Redazione Avatar

di Redazione

03/03/2025

TITOLO

Sot pëfundoj vizitën dyditore në Marok, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në Rabat, ku zhvilloi takime me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Rachid Talbi El Alami, presidentin e Senatit, Mohamed Ould Errachid, dhe ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Ryad Mezzour.

Në këto takime, u riafirmua angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dhe shqyrtimin e mundësive të shumta për zhvillimin e fushave si turizmi dhe kultura.

“Të dyja palët ndajnë të njëjtin vizion për të punuar më shumë ngushtësisht në mbështetje të stabilitetit, demokracisë dhe prosperitetit, si në rajonet tona respektive, ashtu edhe më gjerë”-shprehu Hasani

Ministri Hasani shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë dhe për atmosferën e lartë partneriteti, e cila bëri që kjo vizitë të ishte vërtet produktive.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane