Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Mbështetje për fermerët: 30 mijë lekë për hektar për kultivimin e bimëve mjekësore nga Skema Kombëtare

Redazione Avatar

di Redazione

22/04/2025

TITOLO

Skema Kombëtare 2025 parashikon mbështetje të dedikuar edhe për fermerët që merren me kultivimin e bimëve aromatike dhe mjekësore.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka njoftuar se, për këtë vit, fermerët do të përfitojnë 30 mijë lekë për hektar për sipërfaqe që variojnë nga 1 deri në 10 hektarë.

Ndërkohë, për ata që kultivojnë mbi 10 hektarë, AZHBR bën me dije se financimi për çdo hektar shtesë do të jetë në masën 50% të mbështetjes bazë.

Nga ana tjetër, aplikuesit që bëjnë pjesë në grupime fermerësh me të paktën 7 anëtarë përfitojnë mbështetje të plotë, pa kufizim financiar.

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA) përfaqëson një traditë të hershme eksporti në Shqipëri, me tregje të konsoliduara dhe potencial të lartë zhvillimi. Ky sektor po gjeneron gjithnjë e më shumë vende pune dhe përfitime të qëndrueshme për ekonomitë familjare në zonat rurale.

Ndër produktet kryesore të eksportit të Shqipërisë në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike renditen sherbela, rigoni, trumza, livando e të tjera. Kohët e fundit është vërejtur një rritje e lehtë, por e qëndrueshme, e eksporteve të vajrave esenciale, si dhe një zgjerim i kapaciteteve të përpunimit brenda vendit.

Prodhimi mbështetet kryesisht në bimët e egra mjekësore dhe aromatike që gjenden në të gjithë territorin shqiptar. Pasuria e biodiversitetit në vend përbën një aset të çmuar për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Janë identifikuar mbi 400 specie BMA që i përkasin florës shqiptare, nga të cilat më shumë se 200 mblidhen dhe tregtohen në mënyrë aktive.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane