Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Mbrojtja Civile: AKMC njofton thirrjet për aplikime nga njësitë e qeverisjes vendore për paraqitjen e projekteve

Redazione Avatar

di Redazione

25/10/2024

TITOLO

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) shpall thirrjen për aplikime për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, duke ftuar ato të paraqesin projekte në kuadër të Mbrojtjes Civile.

Tre fushat për të cilat AKMC kërkon projekte nga bashkitë në të gjithë vendin janë:

  1. Investimet në infrastrukturë: Projekti duhet të ketë një buxhet total që nuk kalon 100.000.000 lekë. Kjo thirrje përfshin gjithashtu ndërtimin e urave Bailey.
  2. Blerja e automjeteve për përdorim të veçantë: Kjo përfshin makineri teknologjike dhe mjete rrugore të veçanta, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Këto mjete do të përdoren për menaxhimin e situatave emergjente si pasojë e fatkeqësive natyrore.
  3. Rehabilitimi i digave: Kostoja totale e projektit nuk duhet të tejkalojë 50.000.000 lekë.

Thirrja pranon projekte të reja dhe ato ekzistuese. Gjatë ditëve në vijim, Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC do të organizojnë takime informuese me drejtuesit e 12 qarqeve për të evidentuar problematikat në zonat me risk të lartë.

Ministria e Mbrojtjes ka për qëllim të rrisë vigjilencën dhe Mbrojtjen Civile në të gjithë vendin me këtë thirrje të adresuar njësive vendore, duke synuar gjithashtu forcimin e strukturave lokale për të përballuar me sukses situatat emergjente.

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile është 25 nëntor 2024.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane