Me iniciativa transformuese për krijimin e urave të reja drejt Shqipërisë së vitit 2030
di Redazione
09/01/2025
Programi për zhvillimin e pronave publike ka hyrë në një etapë të re, e fokusuar në projekte transformuese që synojnë vizionin e Shqipërisë europiane deri në vitin 2030.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sipërmarrjes, sektorit bankar dhe trupit diplomatik të akredituar në vend. Gjatë këtij takimi, u prezantua faza e re e zhvillimit, që synon përmirësimin e kushteve të administratës shtetërore përmes modernizimit të hapësirave të punës. Po ashtu, theksi u vendos në krijimin e partneriteteve me sektorin privat për ndërtimin e infrastrukturës së re publike, si dhe për projekte turistike, kulturore dhe sociale, duke u mbështetur në praktikat më të mira europiane dhe në bashkëpunim me institucionet homologe të Korporatës Shqiptare të Investimeve në Europë.
"Sot ne jemi këtu për të prezantuar disa projekte të para që janë rezultat i konkurseve ndërkombëtare, projekte që lidhen me zhvillime të përbashkëta me sipërmarrjen."
"Natyrisht që do të vendosen përmes garave të hapura dhe që synojnë nga njëra anë, t’i vënë në dispozicion shtetit hapësira të reja, hapësira me standarde europiane për aktivitetin e administratës publike dhe nga ana tjetër, t’i japin mundësi sipërmarrjes që në këmbim të bëjë biznes, duke hyrë në një marrëdhënie me shtetin, të njëjtë si marrëdhënia e përditshme e sipërmarrjes në fushën e ndërtimit me pronarët privatë."
"Unë jam i bindur që ky proces do të na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, një profil sipërmarrës, i cili do të na fusë edhe ne në klubin e vendeve që tanimë këto praktika dhe këto eksperienca i kanë shumëvjeçare dhe shumë të konsoliduara, por nga ana tjetër, ajo që është më e rëndësishmja është se si rezultat, shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, duke humbur kështu mundësinë që nëpërmjet kësaj pjesëmarrjeje të marrë edhe përfitimet në funksion të interesit publik, por do të jetë një aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut."
Articolo Precedente
Guvernatori Genti Sejko takim me sistemin bankar
Articolo Successivo
Reduktim rekord i çmimit të energjisë
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane