Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA u zhvillua sot në Tiranë , Vegu : "Prioritet anëtarësimi Kosovës"

Redazione Avatar

di Redazione

04/12/2024

TITOLO

Ministrat e Mbrojtjes nga vendet anëtare dhe vëzhguese të Iniciativës SHBA - Karta e Adriatikut (A-5) zhvilluan një takim në Tiranë, ku u trajtuan tema kyçe në lidhje me Mbrojtjen dhe Sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin përreth.

Takimi u bashkëdrejtua nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Pirro Vengu, dhe pati pjesëmarrjen e veçantë të ndihmëssekretares amerikane të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, znj. Celeste Wallander.

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, duke theksuar rëndësinë e këtij forumi, shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare ndaj znj. Celeste Wallander për angazhimin e jashtëzakonshëm të SHBA në fushat e politikës, sigurisë dhe mbrojtjes, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Patëm mundësi të ndaleshim mbi ndërlikimet në ambientin strategjik të sigurisë në kontinentin europian përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Theksuam dhe njëherë rilevancën e Kartës së Adriatikut dhe çdo vendi anëtar, në mënyrë të veçantë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA në rajon” , shprehu ministri Mbrojtjes Pirro Vengu.

Gjithashtu u zhvilla dhe tematika e ngjarjeve të fundit si sulmi në veri të Kosovës.

“Shqyrtuam një sërë rreziqesh dhe sfidash me karakter hibrid dhe një vëmendje të shtuar mori sulmi kriminal i pak ditëve më parë në Zubin Potok, ndaj infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës. Ndërkohë që gjej rastin të përsëris solidaritetin tonë me shtetin e Kosovës, të gjitha vendet dënuan këtë sulm të rrezikshëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe kërkuan sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë”

“Kjo, - theksoi ministri Vengu duke jetësuar Politikën e Dyerve të Hapura të Kartës - dhe për ne anëtarësimi i Kosovës mbetet prioritet absolut, por dhe për të qenë më pro-aktiv në angazhime të përbashkëta në NATO, specifikisht në Forcat e Përparura të Aleancës në Europën Juglindore; Misionin për trajnimin, asistencën dhe mbështetjen për forcat ukrainase; Misionin e NATO-s në Irak; por dhe kontribues në agjendën e sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët të Bashkimit Europian, si psh. në misionin ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë” , theksoj Vengu për ri-energjizimin e Kartës së Adriatikut dhe ndryshimet klimaterike kohëve të fundit.

Një nga temat kryesore të takimit ishte përqendrimi në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, në harmoni me procesin e planifikimit të NATO-s. Gjithashtu, u diskutua për investimet e Shqipërisë në industrinë ushtarake, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave të armatosura. Ministri Vengu theksoi se këto përpjekje përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm nga vendet tona për të forcuar qëndrueshmërinë kombëtare dhe mbrojtjen kolektive në hapësirën euroatlantike.

Me përfundimin e këtij takimi, Shqipëria përmbylli angazhimet e saj për këtë vit në kuadër të kësaj iniciative.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane