Ministi Gonxhja takim me delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe
di Redazione
22/11/2024
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja zhvilloj një takim me delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe me në krye Ministrin e Shtetit për Tregtinë Dr. Thani bin Ahmed Al Zeyoudi.
Ai rezultoi një takim i suksesshëm ku biseduan për mundësi investimesh strategjike në disa sektorë të ekonomisë.
Ai shprehu se investimet nga Emiratet e Bashkuara në vendin tonë kanë pasur një rritje vitet e fundit , ku gjatë 6 muajve të parë të këtij viti ato kanë arritur shumën e 51 milion eurove.
"Investimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit, ku vetëm gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, ato kanë arritur në nivelin e 51 milionë eurove."
Shqipëria vitet e fundit ka qenë në fokusin e investitorëve strategjik dhe gjatë kësaj periudhe qeveria ka qënë e përgatitur për ti lehtësuar gjerat dhe të zhvilloj negociata për projekte madhore.
"Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Shqipërisë ka tërhequr ndjeshëm vëmendjen e investitorëve të huaj, ndaj është detyra jonë të përmirësojmë klimën e biznesit dhe të lehtësojmë procedurat administrative për t’i bërë të mundura këto projekte madhore." , shprehu Gonxhja pasi ndau pamjet nga takimi me delegacionin e Emirateve të Bashkuara.
Articolo Precedente
VanHorn në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane: Partneritet për një klimë më të mirë biznesi në Shqipëri
Articolo Successivo
Shqipëria zyrtarisht pjesë e "TREGUT UNIK TË PAGESAVE EURO" (SEPA)
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane