Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Ministri Malaj në Konferencë të Përbashkët për shtyp me shefen e FMN dhe guvernatorin Sejko

Redazione Avatar

di Redazione

21/11/2024

TITOLO

Ditën e sotme u zhvillua një Konfrenc e Përbashkët midis Minstrisë së Financave , Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës së Shqipërisë. Ministri Malaj shprehu falenderimet e tij skuadrës së FMN-së për orjentimet që i ka dhënë institucioneve për një mbarëvajtje financiare sa më të mirë në vend. Ministri Malaj prezantoi zhvillimet kryesore ekonomike të vendit, si dhe perspektivën afatmesme për ekonominë dhe financat publike, duke theksuar se bazat makroekonomike kanë mbetur shumë të qëndrueshme përballë tre sfidave kryesore me të cilat vendi është përballur vitet e fundit.

Ministri Malaj prezantoi zhvillimet kryesore ekonomike të vendit, si dhe perspektivën afatmesme për ekonominë dhe financat publike, duke theksuar se bazat makroekonomike kanë mbetur shumë të qëndrueshme përballë tre sfidave kryesore me të cilat vendi është përballur vitet e fundit.

"Gjatë këtyre dy javëve, në Shqipëri ka qenë prezent stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili në përmbushje të misionit mbikëqyrës të radhës, në kuadër të Artikullit IV, të marrëveshjes që ka Shqipëria me FMN-në, ka kryer një analizë të thelluar të ekonomisë dhe financave shqiptare, me qëllimin për të na dhënë një vlerësim objektiv dhe të plotë mbi gjendjen dhe performancën e ekonomisë sonë, si dhe dhënien e rekomandimeve specifike për politikat makroekonomike apo elemente të tjerë specifikë."

Malaj shprehu se ekonomia shqiptare është në hapa të mira pasi në gjashtë muajt e para kemi pasur një rritje prej 3.9% në terma vjetor

"Ekonomia shqiptare po kalon një moment të mirë të saj, duke performuar pozitivisht. Gjashtëmujori i parë i këtij viti ka konfirmuar pritshmëritë tona, me një rritje prej 3.9% në terma vjetorë."

"Sinjalet e para për tremujorin e tretë janë premtuese. Indikatorët e besimit të biznesit dhe konsumatorëve qëndrojnë në territor pozitiv, duke tejkaluar mesataret e tyre historike. Bazuar në këto zhvillime, kemi rishikuar në rritje parashikimin tonë vjetor në 3.9%, nga 3.7% që e kishim parashikuar në vjeshtën e vitit të kaluar."
- Vijoj Malaj gjatë konferencës.

Gjithashtu ai theksoj dhe disa pika kyçe për projektibuxhetin 2025

1-Rritje të qëndrueshme ekonomike prej 3.9% përgjatë tre viteve të ardhshme;
2- Ky projektbuxhet garanton më shumë investimeve publike: 6.2% për 2025, 6.1 për 2026 dhe 6.1 të PBB për 2027;
3- Ky projektbuxhet materializon gjithashtu më shume mbrojtje sociale për shoqërinë shqiptare, ku kemi alokuar 100 milionë euro më shumë në krahasim me vitin që po lëmë;
4- Së fundmi, një nga elementët kyç, është edhe ulja e borxhit publik, i cili nëpërmjet këtij projektbuxheti ulet nga 56.3% që presim në fund të vitit 2024 në 55.8%.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane