Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Ministri Vengu Monitoron Progresin e Ndërtimit të Godinës Multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Redazione Avatar

di Redazione

30/09/2024

TITOLO

Forcat e Repartit të Operacioneve Speciale në Zall-Herr do të kenë shumë shpejt një qendër multifunksionale, e cila aktualisht është në fazën 80% të përfundimit.

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, së bashku me atasheun ushtarak amerikan në Shqipëri, kapitenin e rangut II Eric Cote, inspektuan punimet për këtë godinë, ndërtimi i së cilës ka filluar në prill të vitit 2023 dhe pritet të përfundojë sipas planit në qershor të vitit të ardhshëm.

Gjatë inspektimit, ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, theksoi se:”Forcat Speciale janë kapacitet kombëtar dhe, pesha e përgjegjësisë është më e madhe për t’u përballur me operacione mjaft specifike. Ju keni patur një historik shumë të mirë nga pikëpamja e certifikimit të personelit sipas standardeve të NATO, madje edhe përtej pritshmërive kalendarike. Ne duhet që, këtë përkushtim të personelit tuaj, ta mbështesim jo vetëm nga pikëpamja e trajtimit në pagë dhe në vështirësi pune, jo vetëm në infrastrukturë, pasi investimet do të vazhdojnë këtu, por edhe sa i përket mjeteve të logjistikës që përdorin”.

Reparti i Operacioneve Speciale në Zall-Herr ka qenë nën rikonstruksion për disa vite në faza të ndryshme. Godina shumëfunksionale do të ketë kapacitet për rreth 400 forca speciale dhe do të përfshijë një poligon modern për qitjet me armët e lehta. Në këtë objekt janë planifikuar gjithashtu ambiente për kohën e lirë të efektivëve, si dhe një sallë të dedikuar për komunikim me NATO-n. Reparti i Operacioneve Speciale vazhdon stërvitjet intensive si pjesë e Stërvitjes për Vlerësimin Kombëtar “SOLTG”, e cila do të zhvillohet në fillim të muajit tetor 2024.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane