Ministria e Arsimit hap thirrjet për projektet e kërkimit shkencor dhe inovacionit 2025
di Redazione
18/12/2024
Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), ka hapur thirrjen për aplikime për projektet e reja të vitit 2025. Thirrja përfshin tre programe kryesore: Projekte për Infrastruktura Kërkimore në Institucionet e Arsimit të Lartë, Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH), si dhe Projekte për Teknologji dhe Inovacion (PTI).
Ajo gjithashtu bëri dhe dije se këtë vit shpallja është bërë më herët se vitet e tjera dhe se ka një arsyje për këtë.
“Në këtë aktivitet të shpalljes së projekteve të reja për vitin 2025 të kërkimit shkencor dhe inovacionit, kjo thirrje për projektet e reja, që vjen më herët se çdo vit tjetër, në muajin dhjetor, i paraprin edhe buxhetit të vitit 2025 për t’u dhënë mundësinë të gjitha universiteteve, studiuesve dhe kërkuesve të kërkimit shkencor jo vetëm të bëjnë një bilanc të punëve që kanë realizuar në funksion të kërkimit shkencor gjatë këtyre viteve, por edhe të mund të vendosin piketat për projektet e reja në tre programet që ju sot po shpallni. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe nga qeveria shqiptare, përmes buxheteve tashmë të rritura të përvitshme, krijon mundësinë e lidhjeve jo vetëm të partneriteteve përmes universiteteve në Shqipëri, por edhe përmes biznesit dhe universiteteve të huaja, ato ndërkombëtare. Nxit në mënyrë të shumëfishtë programet tona, qoftë programet e ndërkombëtarizimit, qoftë programet të cilat lidhen me tregun e punës, me zhvillimin sektorial, dhe që besoj se jemi në një moment të mirë”, shprehu ajo.
"1.5 miliardë lekë është buxheti i vitit 2025 për kërkimin shkencor dhe inovacionin, një rritje domethënëse dhe mbështetje konkrete për studiuesit, universitetet dhe kërkuesit shkencorë në Shqipëri." , gjithashtu deklaroj ministrja në rrjete sociale.
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane