Ministrja Balluku në Forumin Global të Dialogut : Bindja e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri
di Redazione
02/10/2024
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, gjithashtu ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, mori pjesë në Berlin në disa panele të ndryshme të forumit Global të Dialogut. Ajo theksoi se ka diskutuar për përvojat që Shqipëria po implementon në industrinë e turizmit dhe në tërheqjen e investitorëve të huaj. Për më tepër, ajo postoi disa fotografi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e këtyre diskutimeve.
"Patëm mundësi që të uleshim dhe me një pjesë të investitorëve gjermanë të cilët janë të interesuar për të investuar në vendin tonë dhe për ti informuar ata për të gjithë skemat e taksimit apo dhe të gjithë incentivat që po aplikohen në vendin tonë. Dialogu Global i Berlinit mbetet një nga Forumet më të rëndësishme dhe Shqipëria nuk duhet të humbasë asnjë rast për të promovuar veten e saj në të gjitha këto Forume ndërkombëtare dhe për të bërë të ditur për të gjithë investitorët e huaj se tashmë vendi plotëson çdo kusht për t’u konsideruar si një vend i Bashkimit Europian, duke pasur dhe parasysh hapjen e negociatave që ne presim në ditët në vijim." - ishte shprehur ajo.
Së bashku me minstren Balluku ishte dhe ministri i Financave dhe ajo e Turizmit

Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane