Muzeu i Bankës së Shqipërisë vazhdon leksionet e hapura “Netët e Muzeut”
di Redazione
01/11/2024
Më 30 tetor 2024, Muzeu i Bankës së Shqipërisë mbajti leksionin e tij të radhës si pjesë e ciklit “Netët e Muzeut”. Gjatë këtij leksioni, ishte Prof. Niko Panon, një emër i njohur në fushat e ekonomisë dhe mësimdhënies. Aktualisht, Prof. Pano shërben si Zëvendës Rektor dhe është përgjegjës për punën shkencore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ai ndau me të pranishmit njohuri mbi tema të rëndësishme të sjelljes financiare dhe zhvillimit personal, duke theksuar se si sjellja, përvoja personale dhe vendosja e qëllimeve afatgjata financiare ndikojnë në arritjen e suksesit financiar.
Leksioni u hap nga Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë e cila theksoi angazhimin e Muzeut për të ofruar njohuri nga fusha të ndryshme, si numizmatika, historia bankare, edukimi financiar, filatelia, arti dhe arkitektura. Me anë të ciklit “Netët e Muzeut,” ky muze ka si qëllim të sjellë perspektiva të reja për vizitorët dhe të krijojë një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe mendimeve. Pas përfundimit të leksionit, të pranishmit kishin mundësinë të vizitonin Muzeun e Bankës së Shqipërisë.
Articolo Precedente
Takimi i 18-të Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike
Articolo Successivo
Balluku në forumin e funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane