Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Ndarja e borxhit të jashtëm, 77% e borxhit jashtëm është në euro

Redazione Avatar

di Redazione

13/08/2024

TITOLO

Në gjysmën e parë të vitit, borxhi i jashtëm që qeveria ka marrë për të mbuluar nevojat e financimit arrin në 5.9 miliardë euro.

Gjatë dekadës së fundit, që nga viti 2014, qeveria ka rritur borxhin e jashtëm me 3 miliardë euro. Vlera më e lartë e stokut të borxhit të jashtëm u regjistrua në vitin 2023, me rreth 5.98 miliardë lekë.

I gjithë borxhi është marrë nga qeveria qendrore, dhe vetëm një pjesë e vogël e tij është borxh i garantuar.

Sa i përket shpërndarjes së borxhit sipas monedhave, të dhënat nga buletini statistik i borxhit për tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë se 77.06% e borxhit është në monedhën Euro.

Dollari amerikan renditet në vendin e dytë, duke zënë 10.32% të totalit të stokut të borxhit të jashtëm të qeverisë.

SDR (Special Drawing Rights), që është një aset rezervash ndërkombëtare dhe nuk është një monedhë e veçantë, përbën 9.35% të borxhit. Vlera e SDR-së bazohet në një shportë prej pesë monedhash: dollari amerikan, euro, renminbi kinez, jen japonez dhe sterlina britanike.

Monedhat e tjera, si SAR e Arabisë Saudite, woni i Koreas së Jugut (KRW), dinari kuvajtian (KWD) dhe jeni japonez (JPY) zënë një përqindje shumë të vogël.

Megjithatë, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, stoku i borxhit të jashtëm ka arritur përqindjen më të ulët që nga viti 2014. Në tremujorin e dytë të vitit 2024, stoku i borxhit është 24.34% e PBB-së, ndërsa piku u arrit në vitin 2021 me 36.65%.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane