Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Niveli më i ulët i naftës bruto në gjashtë muaj: 77 Dollarë për fuci

Redazione Avatar

di Redazione

05/06/2024

TITOLO

Aktualisht në vend, një litër naftë po tregtohet me 184 lekë, nga 188 lekë që ishte. Benzina po shitet në pikat e karburantit për 183 lekë, ndërsa gazi me 59 lekë litri.

Sipas të dhënave aktuale, një fuçi nafte po tregtohet në bursë me 77 dollarë, nga 82 dollarë që ishte në fund të muajit maj.

Pak javë më parë, sulmi me dronë dhe raketa i Izraelit nga Irani preku direkt tregjet e naftës, pasi çmimi i naftës për fuçi arriti në 90 dollarë, që ishte vlera më e lartë që prej tetorit të vitit të kaluar.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo ulje erdhi pasi OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) njoftoi të dielën se do të fillojnë të heqin gradualisht shkurtimet e prodhimit të naftës përgjatë 12 muajve, duke nisur nga tetori 2024.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane