Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Një tjetër aplikim për impiant eolik 55MW në Korçë dorëzohet pranë MIE

Redazione Avatar

di Redazione

18/07/2024

TITOLO

Një aplikim për një impiant eolik me kapacitet të instaluar prej 55 MW është dorëzuar së fundmi pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Interesi për investime në energji, përfshirë fotovoltaikët dhe energjinë eolike, mbetet i lartë në vend pavarësisht krizës energjetike që ka kaluar. Sipas një njoftimi të bërë nga MIE, detajet e këtij projekti, i cili planifikohet të ndërtohet në zonën e Korçës, janë bërë publike.

“Aplikimi për ndërtimin e një impianti eolik me kapacitet të instaluar prej 55 MW është bërë nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive ‘ALBPOWER’ sh.p.k, ‘FAVINA’ sh.p.k dhe ‘FAVINA 1’ sh.p.k. Projekti është parashikuar të ndërtohet në Njësinë Administrative Mollaj, Bashkia Korçë,” thuhet në njoftimin e MIE. Afati për dërgimin e komenteve pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është 15 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Interesi ka qenë i lartë edhe për projektet fotovoltaike, të nxitura nga ankandet e qeverisë dhe investimet private. Për projektet eolike, edhe pse deri më tani nuk ka pasur konkretizime, ka pasur një interes të dukshëm. Qeveria ka organizuar ankande për energjinë eolike, duke dhënë një kapacitet prej 222.4 MW për tre kompani me çmimin më të ulët prej 44.88 euro/MWh.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane