Numri i makinave elektrike rritet me 75% – DPSHTRR: Së bashku me ato hibride përbëjnë 42% të automjeteve të reja
di Redazione
13/08/2024
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shqyrtuar të dhënat për flotën e mjeteve të tipit green gjatë 7 muajve të parë të vitit, përfshirë makinat elektrike dhe hibride.
Sipas DPSHTRR, shifrat tregojnë një rritje të dukshme në këtë kategori. Konkretisht, në periudhën janar-korrik të këtij viti janë regjistruar 1527 mjete elektrike, një rritje prej 653 njësish ose 75% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ky total, 15.1% përfaqësojnë automjete të regjistruara për herë të parë me 0 Km.
Në muajin korrik, flota e mjeteve All-Electric ka arritur në 4807 njësi, që përfaqëson një rritje prej rreth 45% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Gjithashtu, janë regjistruar 2998 mjete elektrike ose hibride gjatë 7 muajve të parë të vitit 2024, një rritje prej 81% krahasuar me periudhën janar-korrik të vitit të kaluar. Prej tyre, 42% e autoveturave të regjistruara për herë të parë janë mjete elektrike ose hibride.
Në korrik 2024, flota e mjeteve elektrike ose hibride ka arritur në 10,041 njësi, një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
DPSHTRR njofton se, falë regjistrimeve të mjeteve All-Electric për herë të parë, emetimet e CO2 janë reduktuar me 2,015,640 Kg në vit. Për më tepër, 66.5% e autoveturave të regjistruara gjatë periudhës janar-korrik 2024 janë të kategorisë Euro 5 ose më të larta, ndërsa regjistrimet për kategorinë Euro 4 janë ulur me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Articolo Precedente
Inflacioni bazë shënon minimumin e tre viteve të fundit
Articolo Successivo
Ndarja e borxhit të jashtëm, 77% e borxhit jashtëm është në euro
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane