Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Opozita propozon ndarjen e 5 milionë eurove për 6 mijë profesionistë të lirë

Redazione Avatar

di Redazione

19/09/2024

TITOLO

Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, i cili aplikonte norma tatimore prej 15-23% për profesionistët e lirë, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi këtë nen, kanë rezultuar 6541 tatimpagues të cilët ofrojnë shërbime profesionale dhe kanë parapaguar tatimin. Për periudhën nga 1 janar deri më 30 qershor 2024, këta tatimpagues kanë paguar një total prej 500 milionë lekësh. Ndërsa pjesa tjetër e tatimpaguesve ka detyrime të papaguara, duke akumuluar kamatëvonesa për shkak të mospagesës.

Në përgjigje të këtij situate dhe duke marrë parasysh gatishmërinë e qeverisë për të rimbursuar këtë kategori, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur një nismë ligjore. Nisma synon të sigurojë rimbursimin e tatimit të paguar për profesionistët e lirë. Në Kuvend është depozituar propozimi për ndryshime në nenin 69 të ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat, ku shtohen pikat 4 dhe 5 për të mundësuar rimbursimin.

Sipas kësaj nisme, të gjithë tatimpaguesit që kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 – 30 qershor 2024 do të kenë të drejtën që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, administrata tatimore t'u kalojë shumën e paguar për llogari të detyrimeve të tjera tatimore të papaguara. Nëse mbetet një shumë e papërdorur, ajo do të rimbursohet automatikisht në llogarinë e tatimpaguesit ose do të përdoret për llogari të detyrimeve të ardhshme, në bazë të kërkesës me shkrim të tatimpaguesit.

Gjithashtu, nisma parashikon heqjen e gjobave për profesionistët e lirë që kanë detyrime të papaguara për periudhën 1 janar 2024 – 30 qershor 2024. Sipas këtij propozimi, administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, do të fshijë detyrimet tatimore dhe kamatëvonesat e tyre.

Ministri i Financave kohët e fundit ka konfirmuar se qeveria është e gatshme të rimbursojë këtë kategori, por ende duhet përcaktuar rruga ligjore që do të ndiqet.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane