Porti Durrësit drejt një porti modern , në shërbim të zhvillimit ekonomik
di Redazione
08/04/2025
Porti i Durrësit përbën një nga nyjet kryesore të infrastrukturës portuale në rajon, duke shërbyer jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën si pika kryesore hyrëse për mallrat, si dhe për tranzitin drejt Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Rritja e ndjeshme e fluksit të mjeteve dhe kontenierëve ka sjellë mbingarkesë në port, çka ka ndikuar edhe në shtimin e numrit të skanimeve nga skaneri, të cilat arrijnë deri në 330-350 mjete në ditë, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në proces.
Për të diskutuar mbi mënyrat e lehtësimit të procedurave dhe përmirësimeve të ardhshme që synojnë transformimin e Portit të Durrësit në një qendër moderne, efikase dhe në funksion të zhvillimit ekonomik, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të kompanive të transportit, në ambientet e portit. Takimi vjen në prag të nisjes së ndërtimit të portit të ri modern në Porto Romano.
Ky bashkëbisedim pason një takim të mëhershëm që sipërmarrësit kishin zhvilluar me Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, përfaqësues të Policisë Kufitare si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, me fokus situatën e krijuar nga skanimi në Portin e Durrësit.
Articolo Precedente
Guvernatori Sejko zhvillon yakim Delegacionin e BERZH-it
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane