Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Prodhimi nga energjia diellore rritet: 4.8% e totalit gjenerohet nga panelet fotovoltaike

Redazione Avatar

di Redazione

07/08/2024

TITOLO

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike shënoi një rritje të konsiderueshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total janë gjeneruar rreth 208,000 mWh energji, që përfaqëson një shtesë prej 169,000 mWh krahasuar me 6-mujorin e vitit të kaluar.

Kjo rritje e dukshme lidhet kryesisht me aktivizimin e centralit diellor të Karavastasë, i cili ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në totalin e energjisë së prodhuar. Në periudhën janar – qershor, ky impiant ka prodhuar 135,653 mWh, që përbën 3.1% të energjisë totale të gjeneruar në vend.

Për më tepër, në muajin maj të këtij viti ka filluar të funksionojë gjithashtu centrali Blue 1, një prodhues i pavarur i energjisë. Nga ky central, gjatë periudhës maj – qershor, janë prodhuar 14,000 mWh energji. Aktivizimi i këtyre impianteve ka rritur gjithashtu peshën e energjisë diellore në përpjesëtim me totalin e energjisë të gjeneruar nga të gjitha burimet energjetike në vend.

Për periudhën gjashtë mujore, energjia diellore nga të gjithë impiantet fotovoltaike ka arritur në 4.8% të totalit, një shifër rekord deri më tani. Megjithëse ky përqindje është relativisht e vogël në krahasim me totalin e energjisë së prodhuar në vend, ajo ka një rëndësi të veçantë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, duke pasur parasysh varësinë aktuale të vendit tonë nga burimet hidrike.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane