Projekte turistike në Shkodër dhe Berat: BERZH investon 40 mln euro në infrastrukturë
nga Redaksia
Projekti prej 40 mln euro për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri financohet nga Bashkimi Evropian përmes asistencës teknike dhe granteve të investimeve, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH ka hapur tenderët për kompanitë e interesuara në sistemin e prokurimeve.
Ndërtimi i rrugës së Velipojës, Muzeut të ri të Lundrimit në Shkodër dhe ndërhyrjet në rrugën drejt Parkut të Tomorrit janë disa nga projektet që synojnë përmirësimin e ofertës turistike natyrore dhe aksesueshmërisë.
Në Berat, përveç ndërtimit të aksit rrugor nga kryqëzimi i rrugës Berat – Poliçan deri në fshatin Dardhë dhe restaurimit të Çezmës së Tarikos në Tomorr, një tjetër tender është zhvilluar për ndërhyrje në Kalanë e Beratit për të rritur atraktivitetin turistik të këtij destinacioni.
Ndërhyrjet në Velipojë dhe për Muzeun e Lundrimit janë pjesë e investimeve në Qarkun Shkodër, ku janë hapur edhe tenderë të tjerë për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës dhe rikonstruksionin e rrugës Shirokë – Zogaj – Kufiri me Malin e Zi, përfshirë sistemet e ujësjellësit dhe ujërave të zeza.
Artikulli i Mëparshëm
Hapet sot tuneli i Llogarasë, duke bërë udhëtimin nga Dukati në Palasë më të shpejtë dhe më të lehtë
Artikulli Tjetër
Kredia në lekë shënon rritje prej 4% në vitin e kaluar, njofton BSH