Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Projekti për Parkun Tematik Retro Bulqizë 2024 një motor ekonomik i cili u prezantua sot nga Edi Rama

Redazione Avatar

di Redazione

26/11/2024

TITOLO

Parku tematik Retro Bulqizë 2024 është një projekt turistik inovativ që do të shndërrojë një zonë dikur ushtarake dhe të degraduar në një destinacion të ri për vizitorët dhe turistët e veriu të Shqipërisë, veçanërisht për ata që vizitojnë qarkun Dibër. Rruga e Arbrit ka sjellë ndryshime të rëndësishme në shumë aspekte të jetës në këtë rajon. Ky projekt do të revitalizojë një zonë minerare, duke krijuar një aset turistik të ri, Divizionin, i cili pritet të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit në zonë.

"Divizioni" i rinovuar do të shndërrohet në një destinacion turistik mikpritës, duke ofruar një treg për produktet lokale, mundësi akomodimi dhe shërbime për ata që dëshirojnë të ndalojnë për një vizitë të shpejtë ose të qëndrojnë më gjatë për të eksploruar natyrën magjike të zonës.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e projektit Retro Bulqizë 2024, bashkë me Zv/kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjinë, Belinda Balluku.

“Ky park do të jetë një motor i ri ekonomie për Bulqizën, e cila është identifikuar historikisht me minierat dhe më pas është bërë shëmbëlltyra e sakrificës dhe e vuajtjeve për shkak të gjithë historive të vështira të tranzicionit që tashmë e kemi lënë pas. Tanimë ka ardhur koha që ky identifikim i Bulqizës me vetëm minierat dhe vetëm kromin, me vetëm sakrificën e atyre që për arsye apo për një tjetër kanë qëndruar këtu, do të diversifikohet në një identifikim edhe me mrekullitë e natyrës këtu rrotull.”

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane