Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Projektligji "Për Kërkimin Shkencor", Manastirliu: Një hap i ri drejt zhvillimit të shkencës sipas standardeve europiane

Redazione Avatar

di Redazione

31/10/2024

TITOLO

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu paraqiti sot në kuvend projektligjin e ri “Për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, duke e cilësuar si një veprim që jep kontribut në zhvillime shkencore jo vetëm në vend.

Gjatë fjalimit të saj , ajo shprehu se ky ligj është i rëndësishëm drejt përmbushjes së kritereve në Bashkimin Europian për sa i përket fushes së inovacionit.

Pas tri dekadash që prej ligjit të vitit 1994, kemi sot një projektligj të ri që përfshin aktorë të rinj dhe një legjislacion të përditësuar, të cilin ia përafrojmë ligjeve europiane për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në vendin tonë,” shprehu Manastirliu.

Ky ligj u ofron shkencëtarëve shqiptarë mundësi më të mira bashkupimi me institucione partnerë ndërkomëtarë dhe vendas dhe rritjen buxhetore të qeverisë për zhvillim shkencor.

Ajo shprehu se janë mbështetur 130 projekte të kërkimit shkencor dhe të infrastrukturës për vitin 2024, duke hapur rrugët qindra pedagog ose studies të rinj.

“Brenda këtij mandati qeverisës ne e kemi 5-fishuar buxhetin për kërkimin shkencor. Vetëm përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2024 janë mbështetur 130 projekte të kërkimit shkencor dhe të infrastrukturës, çka ka rritur ndjeshëm numrin e kërkuesve, pedagogëve dhe studentëve të angazhuar në këto projekte. Njëkohësisht, kemi zgjeruar fushën e veprimit përmes rritjes së numrit të programeve kombëtare të kërkimit shkencor.”

Gjithashtu ajo listoj elementët kryesorë dhe risitë që projektligji parashikon si përshmbull ngritja e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili do të funksionojë si një organ këshillimor pranë Kryeministrit.

“Ky këshill do të mbështesë zhvillimin e strategjisë kombëtare për kërkimin dhe do të japë rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor në vend,” tha ministrja.

“Ky projektligj do t’i japë kërkimit shkencor në Shqipëri një hov të ri, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me vendet europiane. Na duhet një shkencë e hapur, me liri të kërkimit dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë tonë.” e mbylli ajo këtë fjalim.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane