Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Qendra e re e Kontrollit të Trafikut në Kamëz, monitorim 24/7 i rrugëve dhe bashkëpunim mes Policisë Rrugore, Urgjencës dhe Emergjencave Civile.

Redazione Avatar

di Redazione

18/04/2025

TITOLO

Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut në Kamëz është kthyer tashmë në një realitet që rrit ndjeshëm sigurinë rrugore, duke unifikuar projekte të ndryshme dhe ekipe të specializuara. E integruar me nismën e Revolucionit Digjital “Qytet i Mençur” (SmartCity), kjo qendër garanton monitorim të pandërprerë të rrugëve dhe koordinim të plotë mes Policisë Rrugore, Urgjencës Kombëtare Mjekësore dhe Emergjencave Civile.

Qendra do të operojë me 122 operatorë të specializuar, ndërsa në këtë fazë fillestare janë përfshirë në sistemin e kamerave 200 km rrugë, që mbulojnë segmentet kryesore si Tiranë-Durrës, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier dhe Fier-Vlorë. Objektivi afatgjatë është mbulimi i plotë i 3650 kilometrave të rrjetit rrugor nën administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

“Tashmë ne jemi gati për të gjithë fillimin operimeve. Sot le të themi që është dita e parë e testimit në terren, gjithashtu edhe nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit midis gjitha skuadra ve, të cilat do të jenë operative brenda në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Ky është inovacioni më i madh që ne sjellim për strukturën rrugore, por sigurisht  ashtu sic e kemi thënë duhet përmendur që do jetë një kontribut i rëndësishëm, edhe për sigurinë kombëtare. Dhe çka është më e rëndësishme, këtu bashkërendohen një sërë projektesh, bashkërendohen një sërë skuadrash dhe ju e keni përsëritur disa herë që gjithçka që kemi sot këtu do të ndërlidhet edhe me Smart City, pra me programin e madh që ne jemi duke implementuar dhe do të bëjë një lidhje të rrjetit rrugor shqiptar me gjithë pjesën tjetër të monitorimit brenda qyteteve." theksoj Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku

Nga ana e tij, Kryeministri Rama u shpreh se me krijimin e kësaj Qendre hapet një kapitull i ri në historinë e menaxhimit të territorit dhe ofrimit të asistencës për qytetarët në çdo nivel.

“Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit, edhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, në nivelin e urgjencës mjekësore, në nivelin e emergjencave civile dhe është një detyrim i madh që do ta shoqërojmë me një reformë, ku të gjitha urgjencat dhe të gjitha thirrjet dhe të gjithë këto drejtime të janë të unifikuara. Kjo është ajo që na duhet, ndërkohë që gjithë kjo qendër moderne e monitorimit do të mbështetet nga sistemi i qyteteve të zgjuar ose Smart City me rrjetin e kamerave inteligjente dhe inteligjencën artificiale që do të bëjnë të mundur që në kohë reale të mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër, jo në çdo kilometër, për të gjitha natyrat e programatikeve dhe më në fund të largohet edhe policia nga pritat në rrugë. Por ama të jetë e gatshme në çdo moment që me sinjalizimin e këtij inspektori virtual të vihet në lëvizje.” -shprehu kryeminstri Rama

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane