Duke ngarkuar...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Qershori solli një ngadalësim të kredive për shtëpi, por ato ende qëndrojnë në vlerat rekord

Qershori solli një ngadalësim të kredive për shtëpi, por ato ende qëndrojnë në vlerat rekord

Kredia për shtëpi u ngadalësua në qershor. Sipas Bankës së Shqipërisë, sektori bankar dha rreth 4.6 miliard lekë kredi të reja për shtëpi, një rënie prej 0.7% krahasuar me vitin e kaluar. Për gjashtë muajt e parë të vitit, kredia e re për shtëpi arriti në 27.5 miliard lekë, duke u rritur me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kredia e re në lekë është rritur me 77% krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, duke arritur nivelet më të larta historike. 73% e kredisë së re për shtëpi këtë vit është dhënë në monedhën vendase.

Norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash në lekë për majin ishte 4.59%, nga 5.21% një vit më parë. Ndërkohë, kredia në euro u tkurr me 43% për gjashtë muajt e parë të vitit.

Portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave arriti në 196.2 miliard lekë, duke përbërë 25% të kredisë totale për ekonominë shqiptare. Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të mbështesë tregun e pasurive të paluajtshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeroi vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Banka e Shqipërisë reagoi duke aplikuar një shtesë kundërciklike prej 0.25 pikë përqind, e cila do të hyjë në fuqi më 30 qershor 2025.