Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Qeveria synon të rrisë fondin për kompensimin e pronave me 21% deri në vitin 2027

Redazione Avatar

di Redazione

11/09/2024

TITOLO

Në tre vitet e ardhshme, qeveria synon të rrisë fondin për kompensimin e pronarëve me 21%, por ende nuk ka arritur të krijojë një skemë funksionale.

Ndonëse kanë kaluar thuajse 8 vite nga reforma e ndërmarrë në 2016, vetëm një numër i vogël dosjesh janë trajtuar, kjo për shkak të pakënaqësive me skemën e re dhe vështirësive për mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm.

Për vitin 2026, qeveria parashikon një fond prej 5.3 miliardë lekësh, i cili mbetet i njëjtë edhe për vitin 2027, duke reflektuar një rritje totale prej 21%. Këto shifra janë, megjithatë, larg vlerave të përcaktuara në ligjin e reformuar të vitit 2016, që kishte planifikuar një rritje progresive të fondit, e cila nuk ka ndodhur.

Duke iu referuar Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2024 qeveria do të alokojë rreth 4.9 miliardë lekë ose 49 milionë dollarë për kompensimin e pronarëve të shpronësuar gjatë diktaturës, një rritje prej 11% krahasuar me këtë vit. Por, sipas ligjit të reformës së vitit 2016, për vitin e ardhshëm duhej të transferoheshin 6.88 miliardë lekë ose 68 milionë dollarë. Fondi i planifikuar prej 4.9 miliardë lekësh përfshin edhe kompensimin për pronarët e shpronësuar për efekt të procesit të legalizimeve.

Afati për shqyrtimin e dosjeve pa vendim përfundon në fund të këtij viti. Me rihapjen e afatit në vitin 2022, Agjencia e Trajtimit të Pronave mori përsipër të shqyrtojë më shumë se 7 mijë dosje të papërfunduara, por pas më shumë se një viti e gjysmë, nuk ka asnjë vendimmarrje për këto aplikime, duke detyruar familjet të drejtohen në gjykata.

Procedurat aktuale kërkojnë që pronarët të paraqesin dokumentacion nga Kadastra për gjendjen juridike të pronës, dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve, prokura, numrin e llogarisë dhe dokumente identifikimi. Për të verifikuar nëse një vendim është apeluar ose jo, mjafton një deklaratë noteriale, pa qenë e nevojshme një shkresë zyrtare.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane