Raporti bëhet publik: Të gjitha pasuritë dhe provat materiale nën administrimin e AAPSK-së
di Redazione
25/04/2025
Deri në fund të vitit 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në dorëzim gjithsej 1799 pasuri ose prova materiale, të cilat menaxhohen prej saj. Sipas Raportit Vjetor të Agjencisë, pjesa më e madhe e këtyre pasurive janë pasuri të paluajtshme. Konkretisht, në kategorinë e apartamenteve, ndërtesave, objekteve apo garazheve përfshihen 356 pasuri të sekuestruara dhe 278 të konfiskuara.
Ndërkohë, për tokat truall, arat, pyjet ose kullotat numërohen 90 pasuri të sekuestruara dhe 105 të konfiskuara.
Sa i takon pasurive të luajtshme, në këtë kategori përfshihen automjete, mjete motorike, detare apo asete të tjera, ku janë administruar 125 pasuri të sekuestruara dhe 31 të konfiskuara. Po ashtu, Agjencia administron edhe një numër të konsiderueshëm subjektesh tregtare, prej të cilave 104 janë të konfiskuara në pritje të përfundimit të proceseve gjyqësore dhe 20 të sekuestruara.
Në administrim të AAPSK janë edhe llogari bankare ose shuma monetare, me 385 asete të sekuestruara dhe 77 të konfiskuara. Gjithashtu, nën administrimin e Agjencisë ndodhen 228 prova materiale.
Vetëm gjatë vitit 2024, janë marrë në dorëzim nga AAPSK gjithsej 812 pasuri dhe prova materiale. Sipas të dhënave të publikuara në raportin vjetor, të cilat hedhin dritë mbi transparencën dhe punën e institucionit për vitin 2024, rezulton se 763 pasuri ose prova materiale ende nuk janë marrë në dorëzim nga Agjencia për arsye të ndryshme.
Articolo Precedente
BSH: Në vitin 2024, çmimet e apartamenteve shënuan një rritje prej 44.5%
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane