Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Rënie në prodhimin e energjisë, ulje e humbjeve në rrjet, dhe arkëtime të plota prej 100%

Redazione Avatar

di Redazione

31/07/2024

TITOLO

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë prodhuar rreth 4.3 milion MWh energji nga të gjitha burimet gjeneruese në vend. Ky është një ulje krahasuar me vitin e kaluar, kur u prodhuan rreth 5 milion MWh energji për të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, hidrocentralet private kontribuuan me 51% të energjisë totale, ndërsa Kaskada e Drinit gjeneroi 49% të saj. Prodhimi nga centralet fotovoltaike ka vazhduar, edhe pse sasia e energjisë së gjeneruar është shumë më e ulët në krahasim me atë nga burimet hidrike. Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje të ndjeshme për shkak të fillimit të prodhimit nga Parku i Karavastasë.

Sipas të dhënave nga ERE, impiantet në tregun e lirë prodhuan gjithsej 21,135 MWh energji, ndërsa centrali i Karavastasë prodhoi 135,653 MWh, që përbën 3.1% të energjisë totale të gjeneruar në vend.

Konsumi total i energjisë për gjashtëmujorin arriti në rreth 4 milion MWh, një nivel pothuajse të njëjtë me atë të vitit të kaluar për periudhën janar-qershor.

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për këtë periudhë ishte 17.69%, duke shënuar një përmirësim të lehtë krahasuar me 19.88% që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane