Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Rihapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri të në Porto Romano

Redazione Avatar

di Redazione

26/12/2024

TITOLO

Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot rihapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Sipas saj, ndërtimi i këtij porti është një projekt strategjik për Shqipërinë dhe rajonin. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 7 shkurti i vitit të ardhshëm, ndërsa faza e parë e punimeve pritet të përfundojë brenda 40 muajve.

Balluku ftoi operatorët ekonomikë, vendas dhe të huaj, të marrin pjesë në këtë proces konkurrues ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik, fondi limit për këtë projekt është 39,3 miliardë lekë. Gara fillimisht u shpall në fund të korrikut, por tenderi, i udhëhequr nga kompania holandeze Royal Haskoning, u anulua për shkak të ofertave të papërshtatshme.

Porti i Porto Romanos shihet si një nga projektet më të rëndësishme portuale, duke shërbyer jo vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai do të lidhet përmes një rrjeti hekurudhor me portet e thata në Prishtinë dhe Shkup.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane