Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Rritet kërkesa për qiramarrje në qendër të Tiranës

Redazione Avatar

di Redazione

24/05/2024

TITOLO

Çmimet e apartamenteve në treg, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, janë rikthyer në nivelet e vitit të kaluar, ndërsa qiratë po vazhdojnë të rriten. Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të mbështeten në kreditë bankare për blerjen e shtëpive, ndërsa një rritje e numrit të shitjeve shihet në zonat periferike të Tiranës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 70% e agjentëve kanë realizuar shitje me çmime të njëjta ose deri në 5% më të ulëta se çmimet e kërkuara, çka mund të tregojë për kërkesë të lartë nga blerësit. Pjesa tjetër kanë raportuar shitje me çmime midis 5% dhe 20% më të ulëta se çmimet fillestare të kërkuara.

Indeksi Fischer i çmimit të banesave në të gjithë vendin, i përllogaritur për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, tregoi një ulje prej 7.6% krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm, duke u kthyer në nivele të ngjashme me ato të vitit 2022.

Pritshmëritë për zhvillimin e tregut në zonat ku veprojnë agjentët janë përgjithësisht optimiste. Shumica e subjekteve (rreth 2/3) presin që gjatë periudhës së ardhshme, numri i pronave të reja që do të regjistrohen në librat e tyre të mbetet i pandryshuar krahasuar me periudhën aktuale, ndërsa çmimet pritet të rriten.

Raporti i Bankës së Shqipërisë mbi tregun e pasurive të paluajtshme konstaton se që nga gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar, ka pasur një rritje të kërkesës për qiramarrje, e cila është përqendruar në rajonin e Tiranës, veçanërisht në zonën e qendrës.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane