Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Sejko: Sfidat ekonomike të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe plakja e popullsisë

Redazione Avatar

di Redazione

12/12/2024

TITOLO

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot se një nga sfidat kryesore për ekonominë shqiptare është rritja e produktivitetit dhe sigurimi i një niveli konkurrueshmërie të krahasueshëm me standardet e vendeve evropiane të zhvilluara.

Në një aktivitet të zhvilluar në një universitet privat, Sejko nënvizoi se, megjithëse janë bërë përmirësime të dukshme, Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të ndërtuar një ekonomi të orientuar drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë.

"Goditjet e viteve të fundit – pandemia, lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe vala e inflacionit –vunë në provë aftësinë e vendeve për të ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike, financiare e sociale. Përveç tyre, trendet transformuese globale si përshpejtimi i digjitalizimit, ndikimet e pakthyeshme të ndryshimeve klimatike, stepja e globalizimit dhe sfidat demografike – përfshirë plakjen e popullsisë dhe emigrimin e fuqisë punëtore – po i japin formë një mjedisi të ri ekonomik global."

"Shqipëria nuk është imune ndaj këtyre ndryshimeve, ndaj në vijim do të ndaj pikëpamjet e mia mbi to, duke u përpjekur të gjej balancën midis sfidave dhe mundësive të reja. Njëkohësisht, do të evidentoj rolin proaktiv dhe kontribuues që Banka e Shqipërisë mund të luajë në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë."

Sejko theksoj se një tjetër zhvillim pozitiv ka qenë rritja e interesit për invesitorët e huaj për Shqipërinë dhe po ashtu janë rritur dhe investimet në digjitalizim të pagesave , shërbimeve financiare etj.

"Një tjetër zhvillim pozitiv ka qenë rritja e interesit të investitorëve të huaj për Shqipërinë. Vendi ynë ka mirëpritur gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë viteve të fundit, duke u renditur i treti në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit në vitin 2023. Po ashtu, investimet e huaja direkte janë rritur progresivisht nga viti në vit, duke konfirmuar atraktivitetin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investimet."

"Banka e Shqipërisë ka kontribuuar aktivisht në këtë ecuri, duke adresuar në kohë rritjen e inflacionit dhe duke mbikëqyrur me kujdes sektorin bankar. Paralelisht me to, investimet në zhvillimin e sistemit të pagesave, inovacionin dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare kanë luajtur një rol kyç në forcimin e stabilitetit ekonomik dhe zhvillimin e sektorit financiar."

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane