Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Sezoni veror 2025 pritet të vij me rregulla të reja , Kumbaro : Prioritet plazhet publike

Redazione Avatar

di Redazione

06/11/2024

TITOLO

Në mbledhjen e Komitetit për Menaxhimin e Sezonit Turistik, u vendosën masa që përfaqësojnë frytin e një pune të gjatë dhe të konsultimeve intensive, të pasqyruara tashmë në Vendimin e ri të Këshillit të Ministrave për menaxhimin e plazheve.

Me synimin për t’i dhënë një frymë të re hapësirave bregdetare, janë ndërmarrë masa që do të ndryshojnë mënyrën e menaxhimit të plazheve. Bregu i detit nuk do të shihet më thjesht si një mundësi biznesi për të shitur çadra dhe shezlongë, por këto elemente do të shërbejnë si aksesorë plotësues për hotelet e kategorizuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Për më tepër, është vendosur që në çdo 1,000 metra vijë bregdetare, së paku 300 metra do të mbeten plazh publik.

Procesi i aplikimeve për administrimin e përkohshëm të plazheve do të nisë më 15 nëntor përmes platformës e-Albania. Ndërkohë, bashkitë do të kenë përgjegjësinë e mirëmbajtjes së plazheve publike dhe mund të ofrojnë çadra dhe shezlongë me çmime më të përballueshme sesa subjektet private. Ky vendim është në përputhje me një filozofi të re të udhëtimeve, ku vizitorët dëshirojnë të eksplorojnë më shumë atraksione dhe të vizitojnë disa plazhe gjatë pushimeve të tyre.

“Nga data 15 nëntor deri më datë 15 dhjetor do të jetë periudha e aplikimeve të subjekteve të interesuara, online në sistemin e dedikuar nga AKSHI. Për këtë do të kryejmë njoftime të vazhdueshme përmes bashkive dhe mediave. Hartat janë përcaktuar nga bashkitë në përputhje me rregullat e reja. Një tjetër rregull i ri që është përfshirë, është që atje ku ka qenë e mundur dhe në sa më shumë që të ishte e mundur, kemi vënë një kriter ku në çdo 1 kilometër vijë bregdetare, 300 metra të jenë publike”, shprehu ministrja.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane