Shifra e ndihmës shtetërore arriti në 8.5 miliardë lekë në 2023, me rritje të lehtësirave për bizneset.
di Redazione
10/07/2024
Në vitin 2023, ndihma shtetërore e dhënë për bizneset në Shqipëri arriti vlerën 8.5 miliardë lekë, që përbën vetëm 0,37% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndihma shtetërore përfshin subvencione, grante, garanci shtetërore, përjashtim nga taksat, shtyrje të pagesës së tyre, rimbursim apo reduktim të shkallës tatimore. Në vitin 2023, kjo ndihmë u ofrua kryesisht në formën e subvencioneve dhe lehtësirave fiskale.
Sipas raportit vjetor të ndihmës shtetërore, një pjesë e madhe e ndihmës horizontale, e cila në total ishte 5.2 miliardë lekë, i kushtohej kërkimit dhe zhvillimit (rreth 73.55%). Ndihma sektoriale arriti në 3.2 miliardë lekë, ku 75.69% e saj ishte për strukturat akomoduese.
Nga viti 2019, ndihma shtetërore për ndërmarrjet ka pasur një rritje të ndjeshme, duke arritur një total prej 63 miliardë lekësh në një periudhë prej pesë vitesh.
Në totalin e ndihmës për vitin 2023, ndihmat horizontale përbënin 61.58% ndërsa ndihmat sektoriale përbënin 38.42%.
Ndihma horizontale përfshin mbështetje për kërkim-zhvillim dhe inovacion, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, punësim, kulturë dhe sport. Ndërkohë, ndihma sektoriale përveç turizmit përfshinte edhe mbështetje për infrastrukturën broadband, transportin dhe shërbimin publik.
Në 76% të rasteve, ndihma shtetërore u dha në formën e përjashtimit nga taksat, shtyrjes së tyre, uljes së normës së tyre dhe zbritjes së kontributit në sigurimet shoqërore, ndërsa 24% u dhanë në formën e subvencioneve dhe granteve.
Articolo Precedente
Stabiliteti i kredive me probleme në 4.8% edhe gjatë majit
Articolo Successivo
Rënia e inflacionit: 2.1% në qershor, niveli më i ulët në tre vite
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane