Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Shqipëria dhe Gjermania firmosin protokollin e bashkëpunimit 2024-2026, mbështetje për procesin e integrimit në BE dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Redazione Avatar

di Redazione

16/10/2024

TITOLO

Shqipëria dhe Gjermania kanë forcuar më tej marrëdhëniet e tyre të bashkëpunimit. Më 9 dhe 10 Tetor 2024, në Berlin, u zhvilluan bisedimet dypalëshe për Zhvillimin e Bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë. Zëvendësministrja e Financave, znj. Vasilika Vjero, kryesoi delegacionin shqiptar, i cili përfshinte edhe zyrtarë të lartë nga SASPAC, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këto bisedime, pala shqiptare prezantoi fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh dhe prioritetet e qeverisë. Bisedimet përfunduan me nënshkrimin e protokollit dyvjeçar për periudhën 2024-2026 midis të dy qeverive, i cili përfshin angazhime financiare për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe sektorët prioritarë.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane