Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Shqipëria dhe Turqia bashkëpunojnë për të rritur ndjeshëm sektorin e bujqësisë

Redazione Avatar

di Redazione

05/12/2024

TITOLO

Shqipëria dhe Turqia synojnë të thellojnë bashkëpunimin në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore.

Në këtë drejtim, një delegacion i nivelit të lartë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i udhëhequr nga Zëvendësministri Arian Jaupllari, realizoi një vizitë në Ankara, ku u mirëprit nga homologu turk, Ahmet Bağcı.

Gjatë takimit u trajtuan tema të ndryshme bashkëpunimi, përfshirë skemat e mbështetjes për fermerët, funksionimin e sigurimeve në bujqësi, gjurmueshmërinë dhe mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve për të garantuar sigurinë e konsumatorit “nga ferma në tavolinë”, si dhe modernizimin e laboratorëve për kontrollin e zinxhirit ushqimor. Pala turke shprehu angazhimin për të ofruar asistencë teknike për Shqipërinë në këto fusha.

Gjatë vizitës u organizuan edhe takime teknike mes ekspertëve të të dy vendeve, ku u shkëmbyen përvoja dhe modele të zbatimit në proceset e sigurisë ushqimore. Kjo vizitë ishte pjesë e zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të firmosur disa muaj më parë në Tiranë nga ministrat përkatës.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane