Shqipëria e para në Europë për rritjen e turizmit
di Redazione
30/10/2024
Kryeministri Edi Rama beri të ditur në rrjete sociale pasi postoj nje foto ku Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara shpall Shqipërinë të parën në Europë për rritjen e turizmit dhe të dytën në botë pas Katarit në periudhën Janar-Korrik 2024
Ai shprehu se : "Një tjetër certifikim ndërkombëtar për këtë vit turistik sapo vjen nga Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit, ku Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas Katarit të Kupës së Botës, teksa një “medalje e artë” na akordohet edhe sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me rritjen më të lartë krahasuar me periudhën e para pandemisë"
Ai theksoj gjithashtu se Shqipëria do të marrë çertifikata të tjera , gjë e cila tregon zhvillim , të ardhura , vënde pune , etj dhe gjithashtu shpreh kënaqësin për rritjen e imazhit të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.
"9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024 dhe një diversitet i larmishëm tregjesh turistike në rritje, janë tregues të qëndrueshëm, por të sigurt se Shqipëria do të vazhdojë t’i mbushë muret me certifikata të tilla suksesesh ndërkombëtare, që përkthehen në më shumë të ardhura për bizneset, punësim për familjet dhe imazh pozitiv ndërkombëtar për Shqipërinë tonë, që as mund të imagjinohej pak vite më parë"- shkruajti Kryeministri Rama krahas postimit.
Articolo Precedente
Ministrja Bora Muzhaqi njofton bashkëpunimin me Fibank Albania për aplikacionin edukativ bankar për të rinjtë
Articolo Successivo
Edi Rama në Fier - Diskutime të hapura me pensionistët për "Shqipërin 2030"
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane