Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Shqipëria jep një kontribut vullnetar për Ukrainën në Këshillin e Evropës

Redazione Avatar

di Redazione

26/11/2024

TITOLO

Shqipëria ka dhënë një kontribut prej 30 mijë eurosh për të mbështetur Planin e Veprimit të Këshillit të Evropës për Ukrainën, "Rezistencë, Rimëkëmbje dhe Rindërtim" 2023-2026.

Ky kontribut është një vazhdim i angazhimeve të Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në përpjekjet e saj për të ruajtur vlerat e përbashkëta demokratike dhe të drejtat e njeriut.

Nënshkrimi i këtij kontributi u realizua nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, z. Dastid Koreshi.

Shqipëria ka qenë një mbështetëse e fuqishme dhe aktive e Ukrainës në arenën ndërkombëtare që nga fillimi i agresionit rus në vitin 2022. Ky kontribut forcon angazhimin tonë të palëkundur për të mbështetur Ukrainën në këto kohë të vështira dhe tregon besnikërinë dhe vullnetin tonë për të ndihmuar vendet mike në nevojë, duke promovuar paqen dhe demokracinë.

Shqipëria është e nderuar të jetë pjesë e kësaj nisme të rëndësishme, që përfaqëson Planin e Veprimit më të madh në historinë e Këshillit të Evropës, dhe së bashku me shumë vende anëtare të organizatës, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përpjekjet e saj për një të ardhme më të ndritur.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane